Erë trëndeline

Erë trëndeline

Poezi nga Lasgush Poradeci Sesi m`ju lëndon dashurija! Sesi m`ju lëndon pa pushim! O lotët e syve të mija! O klithmëz e tingëllit t`im!  Ju shoqe të kohës mitare… Mikesha…motricka…pa faj! Ju humbtë në mjegull përfare, Dh`u solla ndër mend e po qaj!  As flak` e shkendijes q`u shua, As syri qe nxihet e plas, Nuk lanë-o ju vasha për mua Vurratat e errët pas :  Haj!flutur` e zezë me duar Një flutur secila prej jush Më la në gishtrinj dyke shkuar Pluhurin që ndrin posi prush…  Sot cela pëllëmbën e dorës Q`u ciku gazmore dikur- Si pah verbimtar i dëborës Sërish po më ndrin një pluhur…  Përse nuk m`u shojte përherë Të hesht të pushoj për kurdo, Ti mall që ner to pate lere Dh`u rite dh`u ndrite ner to!  Ju shoh përtej mjegulles s`uaj E shpirtin prej jush e kam plot, Pa s`mund...