Nis viti i ri shkollor/ 5 këshilla të thjeshta për një nisje të lehtë për fëmijët dhe prindërit

Nis viti i ri shkollor/ 5 këshilla të thjeshta për një nisje të lehtë për fëmijët dhe prindërit

Nesër, më 8 shtator 2025, shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor në të gjithë vendin. Nxënësit do të ulen sërish në bankat e shkollës pas një periudhe tre-mujore pushimesh verore, për të vazhduar rrugëtimin e dijeve aty ku kishte mbetur. Shpesh, mund të ndodhë që nisja e vitit të ri shkollor të kthehet në stres jo vetëm për nxënësit, por dhe për fëmijët. Ndaj, njihuni me pesë këshilla të nevojshme për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor, edhe për nxënësit, por dhe për prindërit. Praktikoni zakonet e qëndrueshme Sipas The Guardian, është shumë e dobishme të filloni të impononi më herët në fundjavë orarin e gjumit dhe përgatitjet e mëngjesit si përgatitja e çantës dhe veshjes një natë më...