Aktivistja ikonë e të drejtave të njeriut në Argjentinë, ndërron jetë në moshën 106-vjeçare

Aktivistja ikonë e të drejtave të njeriut në Argjentinë, ndërron jetë në moshën 106-vjeçare

Aktivistja legjendare argjentinase, Rosa Roisinblit, ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare. E njohur si një nga figurat më të spikatura të grupit “Gjyshet e Plaza de Mayo”, ajo kaloi dekada të tëra duke kërkuar drejtësi për të bijën dhe nipin e rrëmbyer gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë (1976–1983). Organizata e saj konfirmoi ndarjen nga jeta të Roisinblit, duke e përkujtuar me fjalët: “Kemi vetëm mirënjohje për përkushtimin e saj dhe dashurinë me të cilën kërkoi të vërtetën deri në fund.” Në vitin 1978, vajza shtatzënë e Rosës, Patricia Roisinblit, bashkëshorti i saj José Pérez Rojo dhe vajza e tyre 15-muajshe, Mariana, u rrëmbyen nga regjimi ushtarak. Patricia u mbajt gjallë sa të lindte një djalë në një bodrum të një qendre të ndalimit të paligjshëm....