Kurti reagon fuqishëm ndaj Vuçiç: Ata që sundojnë me frikë nuk kanë besim te qytetarët

Kurti reagon fuqishëm ndaj Vuçiç: Ata që sundojnë me frikë nuk kanë besim te qytetarët

Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas votimit nga Vetëvendosje si mandatar i Qeverisë, ka mbajtur fjalim para Këshillit të Përgjithshëm, ku një ndër temat që preku ishte edhe raporti me Serbinë. Kurti tha se presidenti serb Aleksander Vuçiç e ka akuzuar se gjoja po organizon protestat kundër tij në Serbi. “Së fundmi Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, më kishte akuzuar mua se unë po ia organizoj protestat atje, se ato po bëhen nga ne. Kështu ndodh me të gjithë ata diktatorë që janë shkëputur nga populli i tyre, të cilin e shtypin e shfrytëzojnë dhe nuk i besojnë,” deklaroi Kurti. Ndërkohë, Serbia po përballet me një situatë të tensionuar politike dhe shoqërore. Çdo ditë raportohen raste të dhunës policore ndaj protestuesve,...