Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhuna në klasë/ I mituri kapet nga policia pas sulmit ndaj mësueses
I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua. Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit. Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën. Tani po merr trajtim mjekësor. Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij “disa herë”. Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses. “Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj,...