S’mund të t’urrej

S’mund të t’urrej

Poezi nga Anton Santori S’mund të t’urrej (Vjershëza e 12) S’mund të t’urrej andaj tash po të lë,  dhe mbanë detit thellë andej po shkoj. Natë edhe ditë, kur eci e flë,  sikur jam afër, dhe kur larg qëndroj;  në punë i kredhur, dhe kur s’bëj asgjë,  n’anije vjelaçjerrë kur lundroj,  fytyrën ta kam pranë gjithënjë: je jeta ime andaj çdo ankth duroj./KultPlus.com