Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë muajit gusht, ku përfshihen situata e krijuar nga zjarret dhe lufta kundër elementëve kriminal Gjatë muajit gusht është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie. Janë finalizuar 90 operacione policore; Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kuadër të operacioneve të koduara “The Wanted” dhe “Operacionalja”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61...