Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Simboli i fesë për brezin e ri/ Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, Carlo Acutis shpallet shenjti i parë i mijëvjeçarit nga Papa Leoni
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe i njohur si “ndikuesi i Zotit”, u shpall shenjti i parë i mijëvjeçarit. I njohur për dashurinë e tij ndaj teknologjisë dhe besimit, Carlo vdiq nga leuçemia në moshën 15-vjeçare, por fama e tij si një adoleshent i devotshëm dhe digjital e çoi drejt altarit të shenjtërisë. Shenjtërimi i Carlo Acutis, i cili ishte planifikuar për më 27 prill, u shty për shkak të vdekjes së Papa Françeskut. Ceremonia u zhvillua këtë të diel nga pasardhësi i tij, Papa Leoni, përpara mijëra besimtarëve në Vatikan dhe më shumë se një milion pelegrinësh që kishin vizituar qytetin e Asizit, ku ndodhet trupi i Karlos i ruajtur...