Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

Që prej 2011 i punësuar në administratë lokale, por dosja e SPAK-ut për shpërdorim detyre i kushtoi shqiptarit me iniciale SH.B qetësinë në punë edhe pas përfundimit të hetimeve. Vendimi i gjykatës së posaçme të shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar i caktoi pezullimin nga detyra në mars, e rreth 7 muaj më vonë vendosi shuarjen e masës së sigurisë duke e rikthyer në shtator në punë. Por rimarrja e detyrës e përballi fierakun, sipas dokumentit denoncues të siguruar nga Top Channel, çdo ditë me një ambient diskriminues. Një punonjës i bashkisë Patos, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm është ankuar pranë komisionerit kundër diskriminimit me pretendimin se është trajtuar në mënyrë të diferencuar dhe të pabarabartë në punë, nga kryetari i...