Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Problem tek shërbimet cloud të Microsoft-it, shkak ndërprerjet në kabllot nënujore në Detin e Kuq
Microsoft njoftoi se platformat e saj të shërbimeve cloud, përfshirë Azure, janë prekur nga probleme të shkaktuara nga dëmtimi i kabllove nënujore në Detin e Kuq, raporton BBC. Sipas kompanisë amerikane të teknologjisë, përdoruesit e Azure, mund të përballen me vonesa për shkak të ndërprerjeve të trafikut të internetit që kalon përmes Lindjes së Mesme. Microsoft nuk dha sqarime mbi shkaqet e dëmtimit, por bëri të ditur se kishte arritur të ridrejtonte pjesërisht trafikun përmes rrugëve alternative. Rrjeti global i prekur Fundjavën e kaluar, raportime të ndryshme sugjeruan se këto ndërprerje kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Azisë. Kabllot nënujore, të shtrira në fundin e oqeaneve, përshkruhen shpesh si “shtylla kurrizore” e internetit global, pasi transmetojnë të dhëna mes kontinenteve. Microsoft...