Specat e bllokuar në Slloveni/ Xhixho: Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve, rrezik edhe për të tjerët

Specat e bllokuar në Slloveni/ Xhixho: Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve, rrezik edhe për të tjerët

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar ashpër për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh. Në postimin e saj në Facebook, Xhixho thekson se ‘siguria ushqimore në Shqipëri është zero dhe se poroduktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre’. ‘Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët’, shkruan Xhixho. Gjithashtu Xhixho ka renditur një sërë produktesh ushqimore të cilat kanë bllokuar...