Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat
Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë. Një pretendim i tillë i rëndë nuk është i provuar. Mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe sajesë. Gjithsesi, zbërthimi i komunikimeve të figurave të krimit në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, ka ekspozuar jo vetëm intrigat, kurthet dhe planet, por edhe besëprerjen si element që karakterizonte disa personazhe dhe klane kriminale. Një nga episodet më të rënda lidhet me masakrën me tre të vrarë në Bradashesh, në vitin 2018,...