Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas një viti në këtë pozitë, për shkak të dy humbjeve të mëdha në zgjedhje. Ky vendim vjen një ditë pasi Partia e tij Demokratike Liberale pritej të votonte nëse do të mbante një votim të brendshëm për largimin e tij nga pozita e lartë partiake. Kjo parti e ka udhëhequr Japoninë për pothuajse shtatë dekada, mirëpo nën Ishiban e ka humbur shumicën në dhomën e ulët të parlamentit, për herë të parë në 15 vjet, dhe më pas e ka humbur shumicën edhe në dhomën e lartë të parlamentit në muajin korrik. Japonia, ekonomia e katërt më e madhe në botë, dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, tani përballet me periudhë të paqartësive politike,...