“Ka para për inceneratorin që s’ekziston, por jo për shkolla”,Vasili godet Ramën për Astirin: Premtoi 5 shkolla në 2023

“Ka para për inceneratorin që s’ekziston, por jo për shkolla”,Vasili godet Ramën për Astirin: Premtoi 5 shkolla në 2023

Pallavrat propagandistike të Ramës përballë Astirit pa asnjë shkollë e kopsht publik! Tronditëse, por e vërtetë, plot 70 mijë banorë të zonës së Astirit në Tiranë pa asnjë shkollë dhe kopsht publik. Një fakt i tillë do të detyronte çdo kryeministër të vetë largohej menjëherë në se do të kishte një gram turp. Pas 12 vitesh në pushtet Rama ky demagog dhe gënjeshtar i palodhur, që flet për suksese imagjinare pa fund, ka përballë këtë faktin kokëfortë që në Astirin me 70 mijë banorë ka zero shkolla dhe kopshte publike. Janë marrë mbi 65 milionë euro nga banorët e Tiranës përmes Taksës së Bashkisë për arsimin e megjithatë ka zero shkolla dhe kopshte në Astir. Çfarë viti shkollor do të filloje në Astirin pa shkolla...