Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Paralajmërimi: a po i vjen fundi i një shëmtie tipike shqiptare?
Kryeministri Rama prezantoi nismën për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, duke paralajmëruar heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, një prej shëmtive urbane më ulëritëse në Shqipëri. Megjithatë, ai i mëshoi më tepër sigurisë së njerëzve. “Është dhe koha për të filluar dhe punën për planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që larg qoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama. Më tej, Rama foli më tone të ashpra për këtë sektor, duke denoncuar në fakt vetëveten, pra qeverisjen e tij, e cila e ka parë si sektor qokash. “Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve...