Shqipëria Bëhet konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah opozitës në Kuvend!

Shqipëria Bëhet konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah opozitës në Kuvend!

Adriatik Lapaj dhe Elton Laska TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Shqipëria bëhet”, Elton Laska, ka konfirmuar se deputetja e kësaj force politike do të pozicionohet përkrah Sali Berishës. Në një intervistë, Laska theksoi se statuti i partisë përcakton qartë identitetin e saj si një forcë e djathtë, e cila do të votojë kundër mazhorancës aktuale. Edhe më herët, një tjetër përfaqësues i “Shqipëria bëhet”, Elvis Çela, kishte shprehur afërsinë që kjo parti e drejtuar nga Adriatik Lapaj ndjen ndaj Sali Berishës. Në një prononcim për Top Neës, Çela u shpreh se “Sali Berisha dhe Partia Demokratike përfaqësojnë simbolin e së djathtës shqiptare në modernizëm”. "Ta ngrejmë kartonin për grabitjen e ujit në zonat malore, privatizimin e bregdetit. Ne jemi forcë e djathtë, e kemi...