No Image Available

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, shpallen në kërkim 2 persona, 5 të proceduar

Policia e Tropojës ka goditur shtatë raste të ndërtimeve pa leje në zona të mbrojtura, pas kontrolleve dhe verifikimeve në terren të kryera gjatë dy ditëve të fundit. Si rezultat i operacionit, Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve, ka shpallur në kërkim dy shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë pesë të tjerë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Në kërkim janë shpallur: S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente. A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S....