Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërtuan objekte në kundërshtim me ligjin/ Në kërkim 2 persona, 5 të proceduar
Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për 2 ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit: S.B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente. A.D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: G.K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve...