Nuredin Dumani lë spitalin dhe kthehet në qeli, mjekët: Është i stresuar!

Nuredin Dumani lë spitalin dhe kthehet në qeli, mjekët: Është i stresuar!

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është kthyer në qelinë e tij të veçuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale pas një sërë analizash mjekësore të kryera në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Burimet konfirmojnë se mjekët kanë përjashtuar nevojën për ndërhyrje të specializuar spitalore, pasi analizat në urgjencë dhe në repartin e kardiokirurgjisë nuk përcaktuan ndonjë diagnozë të qartë për gjendjen e Dumanit. Dumani, dëshmitari kyç i drejtësisë i cili ka ndihmuar SPAK të hapë të paktën 11 dosje të mëdha ndaj krimit të organizuar, kishte raportuar simptoma si takikardi, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje të vetëdijes. Sipas burimeve, kjo është hera e dytë që ai shfaq shqetësime të ngjashme, duke ngritur dyshime për ndikimin e stresit, mënyrës së ushqyerjes dhe mungesës...