Librazhd/ Makina bie 100 m në greminë, shoferi dërgohet tek Trauma

Librazhd/ Makina bie 100 m në greminë, shoferi dërgohet tek Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd, ku si pasojë drejtuesi i automjeti ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë. Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është nxjerrë nga automjeti dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka qenë për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për...