“Duam drejtësi”/ Ekzekutimi i Kristian Kolës, reagon motra e 34-vjeçarit: Nuk është e lehtë të fusësh vëllain në dhe

“Duam drejtësi”/ Ekzekutimi i Kristian Kolës, reagon motra e 34-vjeçarit: Nuk është e lehtë të fusësh vëllain në dhe

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike. Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë. “Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë. Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te. “Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë...