Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policia e Shtetit bën bilancin e gushtit: 90 operacione, 664 të arrestuar! 26 milionë euro pasuri të sekuestruara, 10 ngjarje kriminale të zbardhura
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin gusht 2025, gjatë të cilit janë finalizuar 90 operacione policore. Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar angazhimin për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve. Në veçanti, është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie. Gjatë muajit gusht: -Janë finalizuar 90 operacione policore; -Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kuadër të operacioneve të koduara “The Wanted” dhe...