Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës, i ka vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat, kanë thënë zyrtarët ukrainas të dielën. “Për herë të parë është dëmtuar ndërtesa qeveritare nga sulmet e armikut, kulmi dhe katet e larta”, ka thënë kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, përmes një njoftimi në Telegram. “Ekipet e shpëtimit janë duke shuar zjarrin”. Dëshmitarët kanë treguar se katet e larta të ndërtesës së Qeverisë janë djegur dhe është parë tym i madh pak pas lindjes së diellit. Forca ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 805...