Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bilanci i fshatit në Gramsh që “e zhduku” zjarri: 68 banesa dhe mijëra hektarë të djegura, 231 bagëti të ngordhura
Pas përfundimit të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri shkatërrimtar i 11 gushtit 2025,i cili përfshiu njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh, janë publikuar të dhënat e plota që tregojnë përmasat e kësaj fatkeqësie. Sipas raportit zyrtar, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët. Prej tyre,10 janë shkatërruar totalisht dhe kërkojnë rindërtim nga themeli, ndërsa 16 të tjera kanë nevojë për rikonstruksion të pjesshëm. Gjithashtu, 42 banesa të dëmtuara kanë rezultuar të jenë shtëpi sezonale apo të pabanueshme në momentin e ngjarjes. Përveç dëmeve strukturore, janë shkatërruar edhe pajisje elektro-shtëpiake dhe mobilie të shumta. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te pasuritë e paluajtshme. Nga zjarri janë prekur rëndë edhe bujqësia dhe blegtoria.215 bagëti të imta,9 gjedh dhe 7 njëthundrakë kanë ngordhur si pasojë e flakëve. Ndërkohë,...