Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI

Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI

Një i dyshuar për sulme me bomba, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar të FBI-së dhe që ishte zhdukur për 21 vjet, pritet të dalë këtë javë para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ku do të vendoset nëse do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë. Autoritetet amerikane besojnë se Daniel Andreas San Diego ka lidhje me grupet ekstremiste për të drejtat e kafshëve dhe është i dyshuari kryesor për një seri shpërthimesh në zonën e Gjirit të San Franciskos në vitin 2003. Pasi e ndoqën për plot 104 km, agjentët e FBI-së zbuluan një “laborator bombash” në makinën e tij, të cilën e la në mes të rrugës. Kështu, San Diego u zhduk për më shumë...