Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes
Akademia e Shkencave përkujtoi sot 115-vjetorin e lindjes së akademikut Aleks Buda. Ai ishte kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitet (1972-1993). Më 7 shtator 1910 lindi historiani dhe akademiku Aleks Buda. Mësimet e para, i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Leçe të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg. Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik, në vitet 1930-1935 ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Paç, Reiniger dhe Norbert Jokl. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë...