Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, për një tjetër mandat në krye të Qeverisë. Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me shumicë votash në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por të pamjaftueshme për të formuar vetë qeverinë. LVV e ka marrë këtë vendim vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës u ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime për zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Masa do të jetë në fuqi nga 5-30 shtator. Ajo është kritikuar nga LVV-ja, e cila ka bërë thirrje të...