Shembull frymëzues nga Zall-Herri: Mehmet Kadiu, fermeri që ktheu pasionin në zhvillim rural

Shembull frymëzues nga Zall-Herri: Mehmet Kadiu, fermeri që ktheu pasionin në zhvillim rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori frymëzuese nga fshati Çerkezë në Zall-Herr, ku Mehmet Kadiu ka ndërtuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit bujqësor, duke treguar se si pasioni, përkushtimi dhe mbështetja institucionale mund të kthehen në kapacitete reale për gjenerimin e ekonomisë rurale.] Në postimin e saj në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka vlerësuar përkushtimin e Kadiut në mbarështimin e gjedhëve, duke theksuar se ai kujdeset me pasion për tufën e tij me rreth 22 lopë, një aktivitet që jo vetëm mbështet ekonominë e familjes së tij, por kontribuon edhe në zhvillimin lokal. “Qumështi i freskët dhe cilësor që prodhon çdo ditë shkon në baxhot e zonës, ku përpunohet dhe shndërrohet në produkte cilësore...