Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I ra të fikët teksa hante karkaleca! Kush donte ta helmonte Nuredin Dumanin?
Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit, dëshmitarit të Prokurorisë së Posaçme dhe “asit” nën mëngë të këtij institucioni të lartë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e së shtunës, Dumani ishte duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij në momentin kur dhe filloi të ndihej keq. Newsbomb raportoi një ditë më parë se “pentito” fillimisht pati probleme me frymëmarrjen, ndërkohë më pas pësoi çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe ra në gjendje të fikëti. Me urgjencë ai u dërgua në spitalin e burgut 313, por duke qenë se prej vitesh ai ka probleme me zemrën, dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivët RENEA e transportuan atë...