Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT/ Zbulohet arsyeja
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital, po merr trajtim të specializuar në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Për shkak të statusit të tij të veçantë, Dumani po i nënshtrohet një sërë analizash specifike për të parë gjendjen e tij të plotë shëndetësore, pas problemeve që shfaqi me zemrën një ditë më parë. Analizat e thelluara po kryhen me qëllim për të përjashtuar ndonjë tentativë kriminale në adresë të tij, sic mund të jetë një helmim i mundshëm, pasi për shkak të ngjarjeve që ka ekspozuar gjatë rrëfimeve si i penduar e kanë vënë atë në lupën e njerëzve të botës së krimit, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për jetën e...