Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbajti me forcë të miturën në banesë, pranga 33-vjeçarit të armatosur në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar, i cili dyshohet se mbante me forcë në banesë një vajzë 15 vjeçare, ndaj të cilës kishte ushtruar dhe dhunë psikologjike. Shërbimet e komisariatit të qytetit bregdetar kishin marrë informacion se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa dhe ndërhyri me shpejtësi. Gjatë ndërhyrjes u arrestua 33-vjeçari Enea Zeqiri, të cilit iu sekuestrua gjithashtu një pistoletë me silenciator dhe municion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.