Një faqe mali me 12 mijë rrënjë kanabis, 14 të arrestuar në Malësi të Madhe (EMRAT)

Një faqe mali me 12 mijë rrënjë kanabis, 14 të arrestuar në Malësi të Madhe (EMRAT)

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në Malësi të Madhe. Një pjesë e bimëve narkotike ishte mbjellë në një mjedis të hapur dhe një pjesë tjetër në një serë aty afër në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kultivimit të kanabisit dhe personave të përfshirë, ndërkohë që aktualisht 14 të dyshuar janë vënë në pranga, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim. Të arrestuarit për këtë aktivitet kriminal janë Elez Çulaj, Muho  Çulaj,  Fatmir  Senaj, Drita Senaj, Rezarta  Jaçaj, Kujtim Laçaj, Elfajed  Halaj, Agron Laçaj,  Adrian  Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda  Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë...