Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Durrës/ 33-vjeçari mbante me forcë një vajzë të mitur në banesë, ishte i armatosur
Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin: Enea Zeqiri 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës. Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij...