700 mijë trupa në Ukrainë, dronët rusë shkaktojnë frikë edhe në Poloni

700 mijë trupa në Ukrainë, dronët rusë shkaktojnë frikë edhe në Poloni

Sa kohë ka diplomacia për ta shpëtuar Ukrainën nga humbjet në terren?! Për tre vjet, Kievi ka kërkuar nga aleatët e tij ndihma më të shpejta dhe më të mëdha, i bindur se mund të rimarrë territoret e humbura. Por tashmë nuk është më kundërofensiva ajo që imponon shpejtësinë, janë sulmet e vazhdueshme ruse. Për të ndalur ushtrinë e Putinit, qoftë me forcë, qoftë me një marrëveshje, nevojiten ndihma të mëdha dhe të shpejta nga aleatët. Situata është e paqëndrueshme dhe e vështirë. Raportet që mbërrijnë në presidencën ukrainase dhe në qendrat operative të forcave aleate janë shqetësuese. Qëllimi kryesor i Rusisë mbetet i pandryshuar: kapja e zonave të Pokrovsk, Kramatorsk dhe Slovyansk. Marrja e këtyre zonave do t’i lejonte Kremlinit të shpallte fitoren e...