Uniteti i kapërcen të gjitha, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare me ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa

Uniteti i kapërcen të gjitha, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare me ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa

Forcat e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja shënuan Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë. Eventi mblodhi së bashku personel civil dhe ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. “Ne po festojmë me njerëzit që punojnë për KFOR-in, ata që qëndrojnë pranë KFOR-it, dhe familjet dhe të dashurit e tyre të mrekullueshëm. Duke ndarë të gjitha këto, shpresojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, sepse vetëm duke e njohur vërtet njëri-tjetrin mund të ndihemi vërtet të bashkuar, dhe uniteti është vlera e vërtetë që na lidh së bashku dhe e bën KFOR-in të fortë”, tha komandanti Enrico Barduani. KFOR-i thotë se kjo ditë është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm për përfshirje dhe respekt...