Aksidenti në Lisbonë: Hetuesit thonë se kablloja u këput para përplasjes së tramvajit

Aksidenti në Lisbonë: Hetuesit thonë se kablloja u këput para përplasjes së tramvajit

Zyrtarët portugezë që kanë hetuar daljen vdekjeprurëse të një tramvaji nga binarët në Lisbonë më 3 shtator, kanë thënë se faji duket se ka qenë te këputja e kabllos, pasi pjesa tjetër e mekanizmit ka qenë duke funksionuar mirë. “Pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, është vërtetuar menjëherë se kablloja që lidhte dy vagonët ishte e prishur”, ka bërë të ditur Zyra Kombëtare për Transport, përmes një deklarate. Frenuesi ka bërë përpjekje që t’i përdorë frenat emergjentë, mirëpo nuk ka arritur të parandalojë përplasjen, kanë thënë ata. Për pasojë, 16 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, pasi tramvaji i verdhë ikonik, Gloria është përplasur me një ndërtesë. Policia ka thënë se në mesin e të vdekurve janë pesë portugezë, tre...