Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jemi në mëshirën e një diktatori”/ Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump
Mijëra protestues marshuan të shtunën, 6 shtator, në Washington, në një nga demonstratat më të mëdha kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll policinë e kryeqytetit. Protesta, e quajtur “We Are All D.C.”, u organizua nga aktivistë vendorë dhe ACLU (Bashkimi Amerikan për Liritë Civile) Me një pankartë të madhe të kuqe me mbishkrimin “END THE D.C. OCCUPATION” (Jepi fund okupimit të Washington-it), protestuesit përshkuan më shumë se 3 km nga Meridian Hill Park deri te Freedom Plaza, pranë Shtëpisë së Bardhë. Trump ka nisur atë që ai e quan lufta ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Kështu, prania e ushtarëve të...