Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fabrizio Romano: “Lojtarët më luten të shkruaj kur duan të largohen nga ekipi”
7 Shtator 2025 9:18 Telesport Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar metodën sesi i raporton lajmet e shpejta për merkaton e futbollit (dhe jo vetëm). Sipas tij, janë vetë lojtarët që i shkruajnë. “Në shumicën e rasteve, lojtarët më shkruajnë në DM (mesazh direkt në faqet e tij zyrtare) dhe më raportojnë detajet. E bëjnë me dëshirën e tyre”, ka deklaruar gazetari i mirënjohur sportiv. “Ka raste kur më luten që të bëj një shkrim për ta, sepse duan dëshpërimisht të largohen nga skuadra ku luajnë”.