Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si po përqendrohet ekonomia në Tiranë – Durrës
Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-Durrës po rrit pabarazinë rajonale. Rajoni Tiranë-Durrës është epiqendra e shërbimeve, financave, tregtisë, ndërtimit dhe gjithnjë e më shumë edhe e teknologjisë. Në këtë rajon ndodhen qendrat kryesore tregtare dhe bizneset e mëdha, institucionet financiare, qeveritare dhe arsimore, porti më i madh i vendit dhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar. Ky rajon tërheq më shumë investitorët e huaj dhe projektet publike. Në Tiranë-Durrës ushtronin aktivitet 58.2% e bizneseve aktive në vitin 2024 nga 57.5% në 2023, ndërsa 41.5 % e popullsisë së vendit jeton në këto dy qarqe, nga 41% në vitin 2023. Ky përqendrim sjell rritje më të shpejtë ekonomike në këtë rajon, duke thelluar pabarazitë me qarqet e tjera, të cilat po bëhen më pak të qëndrueshme,...