MOTO GP/ Botërori zbarkon në Barcelonë, Markez: Mbërrij në formë të madhe

MOTO GP/ Botërori zbarkon në Barcelonë, Markez: Mbërrij në formë të madhe

Botërori i Moto GP-së rikthehet këtë fundjavë në Spanjë për Çmimin e Madh të Barcelonës. Lideri i kampionatit, Mark Markez, kërkon të vijojë serinë e rezultateve të shkëlqyera dhe mbërrin shumë i karikuar në eventin e shtëpisë. “Montmelo do të më detyrojë të punoj pak më shumë për të qenë në formën maksimale, por mbërrij në një gjendje shumë të mirë fizike”, shprehet piloti spanjoll i Dukatit në prag të GP-së së Katalonjës. “Është një nga pistat më pak të favorshme për ne në kampionat, por motivimi është i lartë dhe do të bëj gjithçka për të fituar”, shton Markez. Më pas tetë herë kampioni i botës flet për rivalët e tij të mundshëm: “Akosta rivali im kryesor? Është e mundshme, pasi dikush duhet të...