Filmi ‘Father Mother Sister Brother’ i Jim Jarmusch fiton ‘Luanin e artë’ në Venecia

Filmi ‘Father Mother Sister Brother’ i Jim Jarmusch fiton ‘Luanin e artë’ në Venecia

Filmi ”Father Mother Sister Brother” i regjisorit Jim Jarmusch fitoi sonte ”Luanin e artë”, në Festivalin e Filmit në Venecia. Ky film eksploron marrëdhëniet familjare në një triptik midis Nju Xherseit, Dublinit dhe Parisit duke paraqitur një kast të mbushur me yje, përfshirë Adam Driver, Cate Blanchett dhe Tom Waits. Ndërkaq, filmi i regjisorit Kaouther Ben Hania për Gazën, i cili është konsideruar si një nga më të preferuarit gjatë festivalit, u vlerësua me ”Luanin e argjendtë”, çmimin e dytë më të lartë të festivalit. Filmi i Jarmusch ka triumfuar mbi filmat e tjerë të preferuar si:“The Voice of Hind Rajab” nga regjisori tunizian Kaouther Ben Hania, “A House of Dynamite” nga regjisorja amerikane Kathryn Bigelow dhe “No Other Choice” nga Park Chan Wook i...