Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            VIDEO/ Mziu: Inceneratorët nuk ekzistojnë, por paratë e tyre janë vjedhur
                            Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka risjellë në vëmendje një përplasje të Edi Ramës me gazetarët në një emision televiziv ku akuzohej për skemën korruptive të inceneratorëve. Mziu akuzon qeverinë e Edi Ramës se, inceneratorët nuk ekzistojnë, por paratë publike, në vlerë 430 milionë euro, janë zhdukur, duke përfunduar në afera korruptive. Në Tiranë inceneratori nuk ekziston, ndërsa në Elbasan dhe Fier janë ngritur dy gërmadha që nuk kanë punuar asnjë ditë.