Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia godet WhatsApp-in dhe Telegram-in, promovon super-aplikacionin “Max” me lidhje me Kremlinin
Rusia ka kufizuar përdorimin e WhatsApp dhe Telegram në vend, duke ndërprerë shërbimet e thirrjeve për miliona përdorues dhe duke promovuar në mënyrë agresive një aplikacion të ri të miratuar nga shteti, “Max”, i cili do të jetë i parainstaluar në të gjitha pajisjet e reja duke nisur nga 1 shtatori. Kufizimet ndaj WhatsApp dhe Telegram u vendosën nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i medias, në mes të gushtit. Ky vendim përkon me lansimin e aplikacionit Max, i zhvilluar nga kompania VK, e lidhur ngushtë me Gazprom dhe rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit, përmes miliarderit Yuri Kovalchuk. “Max” synon të bëhet një super-aplikacion me funksione të komunikimit, shërbimeve qeveritare dhe bankare – një model i ngjashëm me WeChat-in kinez. WhatsApp dhe Telegram janë aplikacionet më...