Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro: Reformë e guximshme
Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe banesave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut, një paketë masash me vlerë 1.6 mld euro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë. Në fjalën e tij, ai theksoi se Greqia ka kaluar nga kriza në stabilitet, duke ulur papunësinë, rritur investimet dhe turizmin, dhe duke rikthyer besimin ndërkombëtar. Mitsotakis tha se prioriteti mbetet mbështetja e të ardhurave të qytetarëve përballë rritjes së kostos së jetesës, por pa kompromentuar stabilitetin fiskal. Ndër masat kryesore janë ulja e...