Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Atentati që la të vdekur në vend 34-vjeçarin Kristian Kola, gjendet një motor i djegur në Shkodër. Dyshohet se i përket autorëve
Motori i dyshuar se i përket autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, në Shkodër, është gjetur i djegur. Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e atentatit, me të cilën u larguan pak para kryerjes së krimit. Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës. Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të...