Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Juventus po “luten” që Thiago Motta të marrë drejtimin e Leverkusen, por italiani nuk është shumë i bindur
6 Shtator 2025 21:08 Telesport Pas shkarkimit të Erik ten Hag, vetëm pas dy javëve të para në Bundesligë, Leverkusen është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Një nga emrat që klubi i “Aspirinave” ka kontaktuar së fundmi është edhe Thiago Motta. Pas shkarkimit nga Juventus, Thiago Motta është i “papunë” dhe mesa duket do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë. Ish-trajneri i Juventus nuk duket shumë i bindur nga projekti i Leverkusen dhe e shikon veten e tij më shumë në Serie A, megjithatë ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga ana e tij. Më shumë se vetë Motta, janë drejtuesit e Juventusit ata që po “luten” dhe shpresojnë që ai të pranojë ofertën e Leverkusen. Arsyeja? Fare e thjeshtë....