Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
Shkrimtari kosovar Arbër Selmani është shpallur njëri nga fituesit e Çmimit SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Amsterdam, Holandë. Selmani e ka bërë të ditur lajmin me entuziazëm në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një nder të madh, shkruan KultPlus. Juria ka vlerësuar librin e tij, aktualisht në formë dorëshkrimi, “Testosteron”, duke besuar se ky vepër ka potencial të përkthehet edhe në gjuhën angleze. Çmimi SEED synon të mbështesë dhe promovojë autorë të rinj dhe projekte kreative që kanë ndikim kulturor dhe shoqëror. Ky sukses vjen si një hap i rëndësishëm në karrierën e Selmanit, duke e afirmuar më tej në skenën ndërkombëtare të letërsisë./KultPlus.com