Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, i shoqëruar nga forcat speciale dhe RENEA dërgohet me urgjencë në QSUT

Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, i shoqëruar nga forcat speciale dhe RENEA dërgohet me urgjencë në QSUT

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, la qelinë këtë pasdite dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe vështirësi me frymëmarrjen, për pasojë mjekët kanë sugjeruar shtrimin e tij në spital. Dumani është shoqëruar nga forcat speciale të burgjeve dhe forcat RENEA drejt QSUT-së. Nuredin Dumani Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator....