Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset rrugës historike ‘Egnatia’ nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe ‘kërcënon’ me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë. Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson se asfaltimi i dy anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të ‘Via Egnatia’. ‘Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit! Po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Kjo rrugë nuk është thjesht infrastrukturë, por një xhevahir i trashëgimisë kulturore të Peqinit dhe Shqipërisë’,– shkruan Maçi në rrjetet...