Tragjedi në Alaska: Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore

Tragjedi në Alaska: Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore

Një aksident tragjik i ka marrë jetën gjeologut të njohur italian, Riccardo Pozzobon, gjatë një ekspedite shkencore në Akullnajën Mendenhall, Alaska. 40-vjeçari, i cili ishte profesor në Universitetin e Padovës dhe ekspert i gjeologjisë planetare, ishte pjesë e një projekti kërkimor të mbështetur nga National Geographic. Pozzobon kishte mbërritur në SHBA më 26 gusht, bashkë me dy kolegë, për të studiuar ndryshimet strukturore të akullnajës në funksion të eksplorimeve hapësinore. Por më 2 shtator, gjatë eksplorimit në terren, ai rrëshqiti dhe ra në një zgavër të thellë natyrore të akullit, të njohur si “lavaman”. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit, kërkimet janë ndërprerë pa mundur të gjendet trupi i tij. Pozzobon ishte një figurë me ndikim në shkencën ndërkombëtare. Ai kishte bashkëpunuar me...